Suedia nis hetimet për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Suedia nis hetimet për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë

Prokurorët suedezë pranë Njësisë Shtetërore kundër Krimit të Organizuar dhe Krimit Ndërkombëtar, kanë nisur një hetim paraprak për të hetuar dyshimet për krime lufte në Ukrainë.

Personave, që kanë qenë subjekt ose dëshmitarë të dhunës kundër civilëve në Ukrainë, u kërkohet të kontaktojnë njësinë e policisë për hetimin e krimeve të luftës.

"Qëllimi është të sigurohen, sa më shpejt të jetë e mundur, prova që mund të jenë të disponueshme në Suedi, në mënyrë që të jenë në gjendje t'i përdorin ato në procedurat e ardhshme ligjore, qoftë në Suedi, në gjykatën e një shteti tjetër ose në një gjykatë ndërkombëtare, si Gjykata Ndërkombëtare Penale, ICC. ", njoftojnë mediet suedeze, transmeton RTKLive.

Prokuroria njofton se ka arsye të supozohet se është kryer krimi i rëndë i luftës, por, aktualisht, nuk ka asnjë të dyshuar./M.M.