Navalnyi: Media ruse përgjegjëse për tmerret e forcave ruse
Propagandistët, sipas politikanit të burgosur të opozitës, Alexei Navalnyi, po krijojnë opinion publik që, jo vetëm mundëson, por edhe kërkon krime lufte nga presidenti rus Vladimir Putin.
Media shtetërore ruse, e cila ka mbjellë urrejtje, është po aq përgjegjëse për tmerret e shkaktuara nga forcat ruse në Ukrainë, vlerëson politikani opozitar rus, Alexei Navalnyi.
Sipas Navalnyi-t, mediat ruse janë bërë nxitës të luftës, të cilët duhet të trajtohen si kriminelë lufte, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKLive.
Navalnyi hap një zinxhir prej 14 postimesh në Twitter se si duket lufta ofensive ruse në Ukrainë për një shikues të zakonshëm televiziv rus, siç ndihet ai tani. Ai shpreh keqardhjen se sa bindëse janë gënjeshtrat e përhapura, përmes kanaleve shtetërore për ata që nuk kanë akses në burime alternative.
Propagandistët, tha ai, po krijojnë opinion publik që, jo vetëm i lejon krimet e luftës të presidentit rus Vladimir Putin, por edhe i kërkon ato prej tij.
“Ata kërkuan përfundimin e luftës, një sulm në Kiev, bombardimin e Lviv. Edhe mundësia e një lufte bërthamore nuk i tremb ata”, shkruan Navalnyi.
Vetë Navalnyi thotë se ka dëgjuar për tmerret që kanë pushtuar botën në lajmet e mëngjesit, në të cilat thuhej se Rusia po mblidhte një konferencë të sigurisë së OKB-së mbi "masakrën" nga "nazistët ukrainas" në qytet./M.M.























