Formacionet e mundshme: Villareal-Bayern Munich
Villareal-Bayern Munich, është një tjetër përballje që luhet sonte në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle synon që të befasojë gjigantin gjerman, edhe pse ‘Bavarezët’ llogaritën favorit për të kaluar në rundin tjetër të kësaj gare masovike evropiane, shkruan RTKLive.com.
Villareal ka shfaqur performancë të lartë këtë sezon të garave në Ligën e Kampionëve, derisa Bayern Munich konsiderohet një nga skuadrat favorit për ta fituar trofeun e garës më të madhe evropiane.
Formacionet e mundshme:
Villarreal (4-4-2): Rulli; Aurier, Albiol, Torres, Estupinan; Pino, Parejo, Capoue, Trigueros; Danjuma, Moreno
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Sule, Upamecano, Hernandez; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Leëandoëski
Ndeshja Villareal-Bayern Munich nis në orën 21:00. /F.BYTYQI/























