14:37 / 06.04.2022
Duka jep lajmin e madh: Presidenti i UEFA-s e viziton së shpejti Kosovën
Agim Ademi ka fituar edhe një mandat 4-vjeçar në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës i zgjedhur sot në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në selinë e FFK-së.
42 delegatë votuan për dhe një abstenoi duke ia besuar punën kryetari Ademi edhe për një mandate.
Në Kuvend i pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka i cili gjatë kohës kur përshëndeti delegatët konfirmojë që shumë shpejt Kosovën do ta vizitoi presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
“Më lejoni t’ju dërgoj edhe përshëndetjet e mia nga presidenti Alexander Ceferin, i cili shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën”, tha mes të tjerash Duka.























