14:43 / 06.04.2022
“El Chiringuito”: Reali cakton ditën kur do të prezantohet Mbappe
Teksa në Francë janë të bindur për rinovimin e Kylian Mbappe me PSG, zëra krejtësisht të ndryshëm për të ardhmen e sulmuesit vijnë nga Spanja.
Sipas “El Chiringuito”, Real Madrid ka caktuar datën e prezantimit të Mbappe si lojtar i “Los Blancos” pasi të ketë pranuar ofertën e Florentino Perez.
Shpallja e zyrtarizimit në stadiumin Bernabeu, do të bëhet në fund të majit ose në fillim të qershorit nëse Reali do të shkonte në finalen e Champions League.























