Real Madrid me një këmbë në gjysmëfinale
BKT
Sport

Real Madrid me një këmbë në gjysmëfinale

Karim Benzema ka qenë protagonisti kryesor i fitores së Real Madridit sonte në Londër.

Me tri golat e tij ai e ka ndihmuar Real Madridin në rrugën për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Real Madrid ka realizuar fitore me rezultat 1-3.

Francezi shënoi në minutat 21, 24 dhe 46. 

Golin e vetëm për Chelsean e ka realizuar Kai Havertz në minutën e 40-të.