Conte gati t’ia ‘vjedh’ Interit Baston-in
BKT
Sport

Conte gati t’ia ‘vjedh’ Interit Baston-in

Menaxheri i Tottenhamit, Antonio Conte është duke u përgatitur për ta goditur ish-skuadrën e tij, Inter.

Tekniku italian është i interesuar për futbollistin e ‘Neraurzëve’, Alessandro Bastoni, transmeton RTKLive.com.

Trajneri i ‘Spurs’ tashmë është duke menduar për përforcime të reja në skuadrën e tij.

Edhe Botman dhe Schlotterbeck në listën e Conte-s

Bastoni mësohet se është në listën e Conte-s. Strategu italian e njeh mirë lojtarin të cilin e kishte transferuar në Inter e më pas Bastoni u bë pjesë e Kombëtares së Italisë.

Krahas yllit të Interit, Conte është duke i monitoruar edhe mbrojtësin e Lille-s, Sven Botman dhe Nico Schlotterbeck e SC Freiburg.

Siç raportohet, tashmë Conte i ka dhënë dritën e gjelbërt drejtuesve të Interit që të nisin negociatat me Bastonin, derisa Botman dhe Schlotterbeck janë plani B i strategut italian. /F.BYTYQI/