Muriqi heroi i Mallorcas, ia siguron tre pikët kundër Atletico Madridit
BKT
Sport

Muriqi heroi i Mallorcas, ia siguron tre pikët kundër Atletico Madridit

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Mallorcas dhe kampionit aktual Atletico Madrid, ku ky i fundit ka regjistruar humbje si mysafirë.

Skuadra e Mallorcas ka arritur të shënojë fitore tejet të rëndësishme me rezultat minimal 1:0 kundër Atletico Madridit, përcjell KosovaPress.

Heroi i ndeshjes për Mallorcan ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili shënoi gol nga pika e bardhë në minutën e 68’ për rezultatin final të ndeshjes 1:0.

Me pikët e reja, skuadra e Mallorcas ngjitet në vendin e 17 në tabelë në kuotën e 29 pikëve, krahas Atletico Madridit që zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 57 pikë.

Ndërkaq, goli i sotëm i Muriqit ishte goli numër tre në fanellën e Mallorcas.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Mallorcas.