Johnson bën vizitë në kryeqytetin ukrainas, takon presidentin Zelensky
BKT
   Ukraina

Johnson bën vizitë në kryeqytetin ukrainas, takon presidentin Zelensky

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë një vizitë të befasishme në Kiev ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski, për ta siguruar atë për përkrahjen britanike në luftën kundër Rusisë.

Edhe pse nuk janë publikuar shumë detaje të takimit, sipas njoftimeve nga Londra, vizita u bë me qellim të sigurimit të popullit Ukrainas për përkrahjen e Britanisë në luftën kundër invazionit rus
përderisa është bërë e ditur edhe se Johnson ka arritur në Kiev me një pako të re të ndihmave ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.

Vizita e Johnson-it vije një ditë pasi që Britania tha se do të dërgon edhe 100 milion funta në armatime për Ukrainën si reagim ndaj sulmit në stacionin hekurudhor gjatë së cilit u vranë më
shumë se 50 civil.