Dita e 45-të të agresionit rus në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Dita e 45-të të agresionit rus në Ukrainë

këtO janë zhvillimet kryesore të ditës së 45-të të agresionit rus në Ukrainë.

Inteligjenca sugjeron se forcat ruse po lëvizin në jug dhe në lindje në Ukrainë;

Të paktën 50 civilë ukrainas kanë vdekur pasi një stacion hekurudhor në Kramatorsk u godit nga dy raketa ruse, sipas zyrtarëve ukrainas;

Të paktën pesë fëmijë ishin mes të vdekurve ndërsa 87 të tjerë u plagosën, megjithëse zyrtarët vlerësojnë se numri i viktimave të konfirmuara do të vazhdojë të rritet;

Boris Johnson e quajti bombardimin e refugjatëve në stacionin e trenit në Ukrainën lindore “të pandërgjegjshme”;

Presidenti Joe Biden e quajti sulmin ajror në stacionin e trenit në Kramatorsk “një tjetër mizori e tmerrshme e kryer nga Rusia”;

Mbi 10 miliardë euro u zotuan në ngjarjen “Stand Up For Ukraine”;

Berlusconin e ka zhgënjyer “vëllau i vogël” Putin;

Një zyrtar perëndimor tha se forcat ruse kishin braktisur “shumë” tanke, automjete dhe artileri në një tërheqje “të nxituar”.