“Do e mbyllë karrierën këtu”, presidenti “blindon” yllin e Bayernit
BKT
Sport

 “Do e mbyllë karrierën këtu”, presidenti “blindon” yllin e Bayernit

Drejtuesit e Bayern Munchen janë përqendruar te rinovimet në këtë fazë të sezonit.

Disa lojtarë dalin të lirë në fund të sezonit, të tjerë kanë kontratë deri në verën e ardhshme.

Njëri prej tyre është Thomas Muller, të cilit i përfundon akordi me kampionët e Gjermanisë në vitin 2023. Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer foli rreth situatës së sulmuesit për Blickpunkt Sport.

“Thomas është i aftë të bëjë gjithçka në fushë, ai është shumë i rëndësishëm për ne, brenda dhe jashtë fushës. Ai është simboli i Bayernit, jam i bindur se do e mbyllë karrierën me ne”, theksoi kreu i klubit gjerman.

Muller është një bavarez puro dhe ka dalë nga akademia e Bayernit. 32-vjeçari luan me ekipin e parë prej vitit 2009, deri tani ka fituar 29 trofe, teksa këtë sezon numëron 12 gola dhe 22 asiste.