Nagelsmann flet për rritje të intensitetit të lojës ndaj Villarreal
BKT
Sport

Nagelsmann flet për rritje të intensitetit të lojës ndaj Villarreal

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann konsideron se ndaj Villarreal skuadra e tij duhet të rris intensitetin e lojës.

Ai ka dhënë komentet e tij para ndeshjes.

“Duhet të rrisim intensitetin e lojës në përgjithësi. Futbolli është intensiv, sidomos në fillim. Villarreal kanë kualitetin të dalin nga presingu, sidomos me pasime diagonale. Kemi bërë shumë gabime në ndeshjen e parë”, ka thënë Nagelsmann. “Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi, dhe më mirë të flasin shumë sesa pak”.