Tahiri: MPJ të themelojë grupin punues kundër pretendimeve të Dick Marty
BKT
Lajme

Tahiri: MPJ të themelojë grupin punues kundër pretendimeve të Dick Marty

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të reagojë pas deklaratave të Dick Marty se i është rrezikuar jeta nga shërbimi sekret serb.

Sipas Tahirit, me këto veprime lë të kuptohet se i gjithë raporti i Marty për UÇK-në i cili u bë shkas i inicimit të Gjykatës Speciale, të jetë i rrejshëm dhe i ndikuar nga shteti serb.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shkruar se, sot në Kuvend ka kërkuar nga ministrja e jashtme, Donika Gërvalla të bëjë diçka në mënyrë që si shtet t’i kthejmë si të pabaza pretendimet e Dick Martyt.

“Theksova se Dick Marty “ia ka qit faqe e zezë këtij vendi. Prej vitit 2013 që unë udhëtoj jashtë, njerëzit na kanë këqyrë sikur kanibalë, që prejmë veshkë, bartim organe prej një  vendi në një vend”. Andaj është urgjente një strategji shtetërore pas raportimeve se Marty është kërcënuar...”.

“Kërkesa ime për ju ministre është që të bëni ndonjë ngjarje në politikë të jashtme, ndonjë samit dhe niseni iniciativën për t’ia kthyer Dick Martyt”, ka shkruar, pos tjerash Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme