Gjenerali i terrorit po zhvendoset nga Siria në Ukrainë
Komandanti rus, Aleksander Dvornikov, është cilësar si një nga më përgjegjësit për bombardimet që shkatërruan plotësisht Aleppon, në Siri dhe Grozny, në Çeçeni.
Tani ai do të udhëheqë trupat ruse në Ukrainë, shkruan AP.
Aleksander Dvornikov, 60 vjeç, është një nga oficerët më me përvojë të Rusisë, i njohur për brutalitetin e tij kundër civilëve.
Gjatë viteve 2015-2016, ai ishte komandant i trupave ruse në Siri, kur qyteti i Alepos u shkatërrua plotësisht nga bombardimet ruse.
Operacioni i dha pseudonimin “Kasapi nga Siria”, shkruan NBC News.
Në fillim të viteve të 2000-ta, ai mori pjesë në Luftën e Dytë Çeçene.
Aty thuhet se ka qenë një nga operativët përgjegjës për bombardimin e Groznit.
Sot, Dvornikov është kreu i distriktit ushtarak jugor të Rusisë, i cili përfshin gadishullin e Krimesë./M.M.























