Beteja për Mariupolin është në një gjendje kritike
BKT
   Ukraina

Beteja për Mariupolin është në një gjendje kritike

Beteja për Mariupol është në një gjendje kritike, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Sipas Ukrainës, dy njësitë e tyre të mbetura në zonë kanë arritur të bashkohen dhe kështu të bëhen më të forta.

Kjo përmes një “manovre të rrezikshme” për të cilën CNN nuk ka mundur të verifikojë asnjë detaj.

Dy njësitë kanë mbrojtur Mariupolin për më shumë se një muaj dhe, sipas CNN, janë të rrethuara nga ushtarë rusë me akses të dobët në furnizime./M.M.