OSBE: Sulmi në spitalin e Mariupolit ishte një krim lufte
BKT
   Ukraina

OSBE: Sulmi në spitalin e Mariupolit ishte një krim lufte

Sulmi i Rusisë në një spital për fëmijë në Mariupol ishte një krim lufte, deklaron Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

OSBE prezanton sot rezultatet e një hetimi për shkeljet e të drejtave të njeriut në lidhje me luftën në Ukrainë.

Sipas një hetimi të OSBE-së, sulmi në një spital të fëmijëve dhe maternitetit, më 9 mars, ishte një krim lufte, raporton Reuters.

"Në përgjithësi, raporti dokumenton regjistrin e akteve çnjerëzore të kryera nga forcat ruse në Ukrainë," tha ambasadori i OSBE-së Michael Carpente në një fjalim, njofton The Washington Post.

“Ai përfshin prova për shënjestrimin e drejtpërdrejtë të civilëve, sulmet në objektet mjekësore, përdhunimet, ekzekutimet, plaçkitjet dhe deportimin e detyruar të civilëve në Rusi”, deklaroi, mes tjerash, Carpente./M.M.