Cila do të jetë e ardhmja e Enzo Fernandez-it?
BKT
Sport

Cila do të jetë e ardhmja e Enzo Fernandez-it?

Super-talenti brazilian i River Plate, Enzo Fernandez falë performancës së shkëlqyer këtë sezon të garave, ka ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Manchester United është skuadra e radhës që i ka hyrë garës për  21-vjeçarin brazilian, i cili po mahnit me formën e tij të lartë tek skuadra River Plate.

Enzo ka kohë që është duke u monitoruar nga gjiganti spanjoll, Real Madrid, por tashmë garë për braziliani i kanë hyrë edhe ‘Djajtë e Kuq’.

“TyC Sports” shkruan Real Madrid dhe Manchester United janë duke klubet evropiane që po bëjnë garë të ashpër për të transferuar Enzo Fernandez-in.

Klauzola e lirimit te Enzo-s është 16.6 milionë funtesh, por thuhet se ky çmim mund të rritet në muajit e ardhshëm. /F.BYTYQI/