11:29 / 15.04.2022
Ukrainë, dakordësim për 9 koorridore humanitare
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, përmes rrjetit social, Facebook, thotë se për të premten është rënë dakord për nëntë korridore humanitare, përmes të cilave mund të evakuohen civilët.
Ekziston edhe një korridor evakuimi nga qyteti bregdetar, Maripuol, i rrethuar nga Rusia.
Është rënë dakord, gjithashtu, për një korridor evakuimi, për shembull, në qytetin Popasna, në rajonin e Donetskut.
Bëhet e ditur se Rusia është përpjekur të pushtojë qytetin në 24 orët e fundit, por forcat e mbrojtjes ukrainase thonë se përpjekjet e ushtrisë ruse kanë dështuar./M.M.























