Pesë persona janë vrarë në sulmet e fundit në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Pesë persona janë vrarë në sulmet e fundit në Ukrainë

Sipas autoriteteve, dy persona kanë vdekur në rajonin e Luhanskut dhe tre në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Disa persona u plagosën, gjithashtu, nga sulmet, njofton AFP.

Presidenti Volodymyr Zelenskyi, të enjten mbrëma, deklaroi se forcat ruse po përpiqen të "shkatërrojnë" zonën.

“Donbasi është destinacioni kryesor i Rusisë”, tha Zelenskyi.

"Forcat ruse po shkatërrojnë rajonet e Luhanskut dhe Donetsk, duke lënë vetëm gurë dhe pa njerëz fare", shtoi ai.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, u kërkon banorëve që të evakuohen. Ai thotë se 32.000 njerëz janë evakuuar deri më tani, njofton BBC

Një natë më parë, në kryeqytetin Kiev, u raportua për shpërthime.

Në një deklaratë, të lëshuar nga zyra presidenciale të premten, thuhet se ishin dëgjuar shpërthime në zonën e Vasylkiv-it, jashtë Kievit, me ç’rast ishte aktivizuar mbrojtja ajrore.

Bëhet e ditur se fokusi i luftës është zhvendosur në Ukrainën lindore, që nga koha kur Rusia u tërhoq nga zona e Kievit në fund të muajit mars./M.M.