Ukrainasit hedhin poshtë ultimatumin rus për dorëzim në portin e Mariupolit
BKT
   Ukraina

Ukrainasit hedhin poshtë ultimatumin rus për dorëzim në portin e Mariupolit

Zyrtarët në portin juglindor të Mariupolit kanë hedhur poshtë një ultimatum rus që kërkonte dorëzimin e forcave ukrainase në qytet, skenën e një rrethimi të vazhdueshëm dhe brutal. Rusia u përgjigj duke thënë se do të eliminonte të gjithë rezistencën.

Pesë persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur në granatimet e qytetit të Kharkiv, thonë zyrtarët lokalë ndërkohë që 41 trupa të gjetur deri më tani në komplekset e apartamenteve Borodianka të shkatërruar nga granatimet ruse në Kiev Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko i tha BBC-së se ushtarët ukrainas në Mariupol nuk do t'i dorëzohen Rusisë.

Edhe Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, thotë se "mbrojtësit tanë do të vazhdojnë të mbajnë mbrojtjen". Më herët Rusia kishte thënë se do të kursente jetën e ushtarëve ukrainas në Mariupol nëse ata do të dorëzonin armët të dielën, por tani pas refuzimit të ultimatumit Moska zyrtare tha se do të eliminonte të gjithë rezistencën.

E Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha më herët se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t'i jepte fund bisedimeve. Ndërkohë Rusia po planifikon të kufizojë hyrjen në Mariupol nga e hëna, thonë zyrtarët e qytetit. Përpjekjet për të rënë dakord për rrugë të sigurta evakuimi për civilët e bllokuar në luftimet në Ukrainën jugore dhe lindore të dielën kanë dështuar, por zyrtarët lokalë u kërkuan njerëzve që të largoheshin nga zona.

Në meshën e tij të së dielës së Pashkëve, Papa Françesku u kërkoi sërish udhëheqësve të dëgjojnë thirrjen e popullit për paqe në Ukrainë.