Ukraina dorëzon pyetësorin e anëtarësimit në BE
BKT
   Ukraina

Ukraina dorëzon pyetësorin e anëtarësimit në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë thotë se ka marrë një pyetësor të plotësuar nga presidenti Volodomyr Zelensky, pasi vendi kërkon t`i bashkohet bllokut 27 anëtarësh, transmeton BBC.

Matti Maasikas tha se formulari ishte kthyer vetëm 10 ditë pasi dokumenti iu dorëzua Kievit.

“Kohët e jashtëzakonshme marrin hapa të jashtëzakonshëm dhe shpejtësi të jashtëzakonshme”, shkroi ai në Twitter.

Zelensky tha se shpresonte se Ukraina do të fitonte statusin e kandidatit brenda javësh.