Greqia sekuestron cisternën ruse
Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar një cisternë ruse në Detin Egje si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura kundër Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës.
Anija ruse, me 19 anëtarë rusë të ekuipazhit në bord, u sekuestrua më 19 prill pranë qytetit bregdetar të Karystos në bregun jugor të ishullit Evia.
"Ajo është sekuestruar si pjesë e sanksioneve të BE-së", tha një zyrtar i ministrisë së anijeve.
Roja bregdetare tha se urdhri i konfiskimit kishte të bënte me vetë anijen dhe jo me ngarkesën e saj.
Anija kishte pasur probleme mekanike dhe po shoqërohej me një rimorkiator në Peloponez, në mënyrë që ngarkesa e saj të transferohej në një anije tjetër. Megjithatë, deti i trazuar e detyruan atë në Karystos.
Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Greqia, ka miratuar një gamë të gjerë sanksionesh kundër Moskës për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës, të dizajnuara për të dëmtuar ekonominë ruse dhe ai presion ndaj presidentit Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës, transmeton REL.
Sanksionet përfshijnë ndalimin e importit dhe eksportit për një gamë të gjerë mallrash dhe ndalimin e hyrjes në portet e BE-së nga anijet me flamur rus.























