Biden: SHBA do të dërgojë më shumë artileri në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Biden: SHBA do të dërgojë më shumë artileri në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë për media se vendi i tij do të dërgojë më shumë sisteme artilerie në Ukrainë në mes të një ofensive të ripërtërirë ruse në lindje.

Që nga fillimi i administratës së Bidenit, SHBA ka ofruar 3.2 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën, duke përfshirë 2.6 miliardë dollarë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt, raporton BBC.

"Ajo që ne kemi bërë këtu është ... pikërisht ajo që do të bënte presidenti që nga fillimi. Që është të (sigurojmë) ndihmë të konsiderueshme sigurie, ndihmë ekonomike dhe mbështetje për popullin ukrainas," tha të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

"Dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë pikërisht këtë," shtoi ajo.