17:45 / 21.04.2022
Real Madrid hyn në garë për shërbimet e Jude Bellingham
Liverpool nuk është i vetëm në interesimin e tij për yllin e Borussia Dortmund, anglezin Jude Bellingham.
Tashmë, siç transmeton “Bild”, pasi me paraqitjet e tij të mira në qendër të mesfushës fitoi vëmendje, është edhe Real Madrid që po synon ta përvetësojë talentin e ri.
Dortmundi pagoi 25 milionë funta për të transferuar Bellingham në korrik 2020 nga Birmingham City.
Bellingham deri më tash është paraqitur dymbëdhjetë herë edhe për Kombëtaren e Anglisë.























