Pozitë e opozitë, s’pajtohen për paratë e Trustit
BKT
Lajme

Pozitë e opozitë, s’pajtohen për paratë e Trustit

Enver Gashi/ RTK

Me skadimin e afatit ligjor që qeveria të procedojë me kërkesën për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës, sipas deputetëve tani kjo çështje do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Qytetarët e intervistuar kërkojnë që t'iu lejohet kjo e drejtë, sepse sipas tyre kanë nevojë për këto mjete financiare.

Qeveria e Kosovës nuk e përkrahu nismën e Kuvendit të Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, që njihet edhe si Trust. Megjithatë qytetarët kërkojnë që t'iu mundësohet tërheqja e këtyre mjeteve.

Proceduara e kërkesës për tërheqje të trustit tani do të trajtohet në kuvend.

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së theksoi se projektligji kthehet ne Kuvend dhe ju shpërndahet deputeteve dhe pastaj Kryesia e Kuvendit e procedon për seance për lexim te pare dhe pasi te votohet ne lexim te pare kalon ne lexim te dyte…

Ndërkaq deputeti Armand Zemaj theksoi se është domosdoshmëri, si LDK kemi paraqitur tre kater objektiva se si mund te behet dhe si mund të bëhet rikthimi i atyre mjeteve.

Përkrahje i ka dhënë edhe AAK-ja, ku deputetja Time Kadrijaj tha se qytetarët janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Nga partia në pushtet ka deklaruar se qëndrimi i tyre është i njohur që nuk do të përkrahin një tërheqje eventuale të parave të trustit.

 

 


MË SHUME NGA Lajme