13:04 / 25.04.2022
Rusia shpall armëpushimin në fabrikën e çelikut
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se do të lejojë civilët e bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal të evakuojnë zonën.
Njësitë ruse do të tërhiqen në një distancë të sigurt nga ora 12:00, tha Ministria e Mbrojtjes.
Siç raporton BBC, ushtarët dhe civilët ukrainas kanë qenë të rrethuar në kompleksin industrial prej javësh, pjesa e fundit e Mariupolit jo nën kontrollin rus.























