Ambasadori Rohde dënon sulmin ndaj policisë në veri
BKT
Lajme

Ambasadori Rohde dënon sulmin ndaj policisë në veri

F.S

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri.

“Ne e dënojmë sulmin e pestë të neveritshëm ndaj Policisë së Kosovës brenda vetëm disa javësh. Mbështetje e plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Ndryshe, një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës të martën është sulmuar sërish me armë zjarri derisa automjeti i tyre po qarkullonte nga Mitrovica në drejtim të kufirit të Bërnjakut.

Ngjarja ka ndodhur në Zupçe të Zubin Potokut, dhe fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk kishte policë të lënduar.


MË SHUME NGA Lajme