City mposht Realin në një ndeshje me shumë gola
BKT
Sport

City mposht Realin në një ndeshje me shumë gola

U. Krasniqi/RTKLive

Manchester City ka realizuar fitore kundër Real Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, e cila është zhvilluar të martën në “Etihad Stadium”.

Klubi i drejtuar nga Guardiola ka triumfuar me rezultat 4-3.  

Vendasit kanë kaluar të parët në epërsi 1:0, pas golit të shënuar nga Kevin De Bruyne në minutën e dytë. Goli i dytë u shënua nga Gabriel Jesus në minutën e 11-të.

Mysafirët e kanë ngushtuar epërsinë në minutën e 33-të me Karim Benzema.

Drama ka vazhduar edhe më tutje. Foden realizoi për 3-1, por Viciues Junior realizoi për 3-2.

Në minutën e 74-të, Bernardo Silva ka realizuar për 4-2, ndërsa Karim Benzema në minutën e 82-të realizoi nga penalltia për rezultatin 4-3.

Kësisoji ndeshja e kthimit në Madrid pritet të jetë vendimtare për atë se kush do të kualifikohet në finale.

Nesër zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes Liverpool dhe Villareal.