Prishtina fiton në Gjilan
BKT
Sport

Prishtina fiton në Gjilan

Prishtinës nuk i ka shkuar huq udhëtimi në Gjilan. Ajo ka fituar ndaj klubit me të njëjtin emër në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja ka përfunduar 1-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kryeqytetasit me anë të Albert Dabiqajt, në fillim të takimit. Pastaj Besnik Krasniqi (45’ – nga penalltia) dhe Gauthier Mankenda (80’) shënuan në fitoren e kryeqytetasve.

Me këtë fitore Prishtina mbetet në vendin e pestë në tabelë me 42 pikë, derisa Gjilani është e treta me 55 sosh.