23:07 / 27.04.2022
Inter pëson nga Bologna dhe mbettet në pozitën e dytë
Inter nuk e ka shfrytëzuar ndeshjen e të mërkurës ndaj Bolognas për ta kapur vendin e parë dhe për ta mbajtur deri në fund të kampionatit e për t`u shpallur kampion.
Bardhezinjtë kanë humbur nga Bologna.
Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1.
Inter ka kaluar herët në epërsi, qysh në minutën e tretë, përmes Perisic, mirëpo një rezultat të tillë nuk ka qenë në gjendje ta ruajë.
Arnatutovic (28) dhe Sansone (81) e kanë thyer mbrojtjen e klubit nga Milano, duke i shkaktuar humbje në një moment të ndjeshëm të garës.
Aktualisht Inter gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me 72 pikë, dy më pak se Milan, që udhëheqë tabelën.























