Mourinho takon krerët e Romës, kërkon dy super-lojtarë
BKT
Sport

Mourinho takon krerët e Romës, kërkon dy super-lojtarë

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho synon që gjatë kësaj verë në kryeqytetin italiane, t’i sjellë dy superlojtarë.

Sipas medieve italiane, strategu portugez, ka pasur një takim me krerët e romakëve, ku ka kërkuar dy lojtarë të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm.

Paulo Dybala dhe Federico Bernardeski janë objektivat e Mourinhos. Kjo dyshe, sipas të gjitha gjasave, në fund të këtij sezoni, do të largohen nga Juventusi.

Dybala është cak i Interit, por tani në garë për sulmuesin argjentinas, është futur edhe Roma.

Mourinho tashmë është duke menduar për të ndërtuar një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm.

Paulo Dibala dhe Federiko Bernardeski thuhet se janë në krye të listës së portugezit, i cili është duke i monitoruar edhe disa lojtarë tjerë.