FFK njofton për ndërprerje të bashkëpunimit me Eroll Salihun
BKT
Sport

FFK njofton për ndërprerje të bashkëpunimit me Eroll Salihun

Eroll Salihu nuk do të jetë më në pozicionin e Drejtorit sportiv dhe të Këshilltarit të lartë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës. Komiteti Ekzekutiv ka vendosur për mosvazhdimin e kontratës së tij.

Njoftimin e ka bërë vetë FFK, ku pos rastit të Salihut është ndalur edhe tek disa çështje të tjera. 

"KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar. KE shqyrtoi edhe Parashtresa dhe ankesat drejtuar këtij organi", ka njoftuar FFK.

Kohëve të fundit Salihu ishte shfaqur kritik në media lidhur me drejtimin e FFK-së nga ana e Agim Ademit. Më parë Salihu kishte ushtruar edhe detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të federatës. 

UK