22:59 / 28.04.2022
Eintracht Frankfurt, hap drejt finales pas fitores ndaj West Ham
West Ham është mposhtur në fushën e vet nga Eintracht Frankfurt të enjten në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.
Ndeshja ka përfunduar 1-2.
Mysafirët realizuan gol të shpejtë, vetëm pas 49 sekondash, Ansgar Knauff.
Ishte Michail Antonio ai i cili barazoi rezultatin në minutën e 21-të.
Golin e fitores për klubin gjerman e shënoi Daichi Kamada në minutën e 54-tërt.
Ndeshja e dytë midis këtyre dy klubeve zhvillohet pas një jave.























