23:16 / 28.04.2022
Leicester dhe Roma ndahen baraz, fituesi caktohet pas një jave
Leicester dhe Roma kanë luajtur baraz në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-1.
Pellegrini kaloi në epërsi Romën në minutën e 15-të. Ndërkohë barazimi anglez ka ardhur në minutën e 67-të, ironikisht me gol italian, kur G. Mancini ka realizuar autogol.
Se kush do të luajë në finalen e Tiranës nga këto dy klube, kjo do të sqarohet në ndeshjen e dytë, e cila pritet të zhvillohet javën që vjen në Romë.























