15:09 / 29.04.2022
Rusia arreston dy punonjës humanitarë britanikë në Ukrainë
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com
Ushtria ruse dyshohet se ka kapur dy vullnetarë britanikë që u nisën për në Ukrainë.
Çështja është raportuar nga transmetuesi britanik BBC dhe agjencia e lajmeve AFP.
Bëhet e ditur se punonjësit humanitarë u arrestuan të hënën pranë qytetit të Zaporizhias, në jug të Ukrainës. Punëtorët ishin në punë humanitare në Ukrainë.
Sipas BBC, individët punonin të pavarur në Ukrainë, por kishin lidhje me Rrjetin Presidium, organizatë joqeveritare. Sipas British Broadcasting Corporation, arrestimi ndodhi teksa punonjësit humanitarë u përpoqën të shpëtonin një familje nga një fshat në jug të Zaporizhias.
Ministria e Jashtme Britanike po kërkon më shumë informacion mbi rastin.























