PSG do të ‘luftojë’ me Manchester Unitendin për De Jong
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Dy gjigantët evropiane, PSG dhe Manchester United duket se gjatë kësaj verë, do të bëjnë garë të ashpër për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Mesfushori holandez pavarësisht se është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Xavi Harnandezit, De Jong duket se në fund të këtij sezon, do të largohet nga ‘Camp Nou’.
Reprezentuesi holandez është duke u kërkuar nga dy PSG dhe Manchester United. Sipas ‘Calciomercato’ PSG është i vendosur që të ‘luftojë’ me Manchester Unitedin për Franike de Jong.
Por, siç thuhet holandezi është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, përfshirë edhe gjigantin italian, Juventus.
“Paris Saint-Germain është i vendosur të ‘luftojë’ me Manchester United për transferimi për Frenkie de Jong”, shkruan ‘Calciomercato’.
Parisienët dhe ‘Djajtë e Kuq’ mësohet tashmë janë duke përgatitur ofertën për De Jong.























