Giroud: I gjithë grupi te Milan jemi të fokusuar te shpallja kampion
BKT
Sport

Giroud: I gjithë grupi te Milan jemi të fokusuar te shpallja kampion

Futbollisti francez i Milan, Olivier Giroud ka thënë se klubi është i fokusuar te dalja kampion në Serie A.

“Ne po shkojmë drejt fundit të sezonit dhe është normale që ka më shumë presion”, tha Giroud për faqen e klubit.

Francezi  është shprehur se shpallja kampion do të ishte ngjarje e veçantë.

“Grupi është plotësisht i fokusuar te qëllimi, që është të fitojmë ndeshjen e radhës. Çdo lojtar duhet të ëndërrojë, të mendojë, të hajë dhe të marrë frymë për të fituar Scudetton, ne jemi shumë afër dhe të gjithë duan ta fitojnë atë, nuk mund t'i fshihemi këtij fakti”, ka thënë ai. “Shpresoj se do të përjetojmë diçka unike, të gjithë së bashku”.

UK