19:42 / 29.04.2022
Nagelsmann: E kam thënë të paktën 50 herë të mbetet Lewandowski
Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka përsëritur dëshirën që Robert Lewandowski të qëndrojë në klub.
"E kam thënë të paktën 50 herë që sigurisht do të doja të qëndronte, asgjë nuk ka ndryshuar këtë javë. Ky është këndvështrimi im," u tha Nagelsmann gazetarëve.
Raportie të ndryshme e ndëlidhin polakun me Spanjën, duke thënë se Barcelona po përgatitet për të blerë 33-vjeçarin.
Lewandowski ka shënuar 33 gola në Bundesligë këtë sezon.
UK























