17:10 / 01.05.2022
Milani me hapa të sigurt drejt “Scudettos”, mposht Fiorentinan
Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “San Siro”, Milani e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Fiorentinas.
Gjiganti italian AC Milan ka shënuar sot fitore tejet të rëndësishme në garën drejt titullit të “Scudettos” kundër Fiorentinas.Golin e vetëm të ndeshjes dhe të tri pikëve për “Rossonerët” e shënoi ylli portugez Rafael Leao, i cili shënon në minutën e 82’ për rezultatin final 1:0.
Me pikët e reja, Milani vazhdon të kryesojë tabelën me gjithsej 77 pikë, tani pesë sosh larg rivalit të tyre dhe vendit të dytë Interit.
Në anën tjetër, pas humbjes sot Fiorentina zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 56 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Milanit.























