16:04 / 02.05.2022
Alaba në dyshim për ndeshjen ndaj Manchester City
David Alaba nuk u stërvit me skuadrën e Real Madrid të hënën, duke vënë në dyshim paraqitjen e tij kundër Manchester Cityt, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League.
Sipas faqes së klubit, ai u stërvit larg pjesës tjetër të skuadrës.
Gjithashtu Alaba nuk luajti kundër Espanyol të shtunën.
Austriaku ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e Carlo Ancelottit këtë sezon duke bërë 45 paraqitje në të gjitha garat.
Real Madrid humbi 4-3 nga Manchester City në ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet këtë javë.
UK























