16:49 / 02.05.2022
Klopp: Ne do të përpiqemi të fitojmë atje
Jurgen Klopp po mundohet të arrijë me Liverpool në finalen e tretë të Champions League.
Ai ka thënë se ende ka punë për të bërë për të siguruar finalen dhe se pret që Villarreal në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të së martës të provojë "me gjithçka që ka" .
"Ne kemi një ekip të jashtëzakonshëm, por asgjë nuk duhet të merret si e mirëqenë. Ne injorojmë rezultatin nga ndeshja e parë" tha Klopp. "Ne do të përpiqemi të fitojmë atje, kjo është ajo që duam të provojmë".
Ndeshjen e parë Liverpool e kishte fituar me rezultat 2-0.
UK























