Modric: Real Madrid duhet ta dëshmojë se është skuadra më e mirë në botë
BKT
Sport

Modric: Real Madrid duhet ta dëshmojë se është skuadra më e mirë në botë

Real Madridi ndaj Manchester City duhet ta dëshmojë se është skuadra më e mirë në botë, ka thënë Luka Modric.

"Ne kemi shumë besim se do të kthehemi. Ne e dimë se në ndeshjen e parë nuk luajtëm lojën tonë më të mirë, por gjithsesi shënuam tre gola. Duhet të bëjmë më mirë, dhe jam i sigurt për këtë", ka thënë kroati një ditë para ndeshjes. 

Ai ka folur edhe për atmosferën e momentit te klubi. 

"Atmosfera në dhomat e zhveshjes është shumë e mirë. Ne me të vërtetë po e presim me padurim ndeshjen. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, është ndeshja më e rëndësishme e sezonit," ka thënë Modric.

Real Madrid dhe manchester City ndeshen nesër në përballjen e dytë çerekfinale të Champions League. Ndeshjen e parë e fitoi City me rezultat 4-3. 

UK