09:17 / 04.05.2022
Rusia ka vendosur 22 batalione të njësive luftarake pranë Izjumit
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com
Ministria britanike e Mbrojtjes bën të ditur se Rusia ka vendosur 22 batalione të njësive luftarake pranë qytetit të Izjumit, në një përpjekje për të avancuar përgjatë boshtit verior të rajonit Donbas.
Sipas Minitrisë britanike, Rusia ka pasur vështirësi të thyejë mbrojtjen e Ukrainës, por ka të ngjarë të lëvizë nga Izjumi në Kramatorsk dhe Severodonetsk, për të marrë nën kontroll qytetet.
Po sipas kësaj ministrie bëhet i ditur synimi i forcave ruse, që është uzurpimi i këtyre vendeve për të forcuar kontrollin ushtarak në verilindje të Donbasit dhe të sigurojë një vend për të tentuar të izolojë trupat ukrainase.