Të paktën 27 të vdekur në një aksident në Ukrainë
Ukraina

Të paktën 27 të vdekur në një aksident në Ukrainë

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com

Të paktën 27 persona kanë vdekur në një aksident trafiku në rajonin Rivne të Ukrainës perëndimore, kur një autobus, një makinë dhe një cisternë u përplasën, thonë autoritetet ukrainase.

“Numri i viktimave mund të rritet”, thotë presidenti Volodymyr Zelenskyj në fjalimin e tij të përditshëm me video të martën, në mbrëmje, duke shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Aksidenti nuk duket të jetë i lidhur drejtpërdrejt me luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe presidenti Zelensky nuk përmend asnjë lidhje në fjalimin e tij.