Cavani te klubi i njohur italian?
BKT
Sport

Cavani te klubi i njohur italian?

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Edison Cavani raportohet se është afër rikthimit në Itali.

Reprezentuesi i Urugait në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga Manchester Unitedi.

Sipas medieve italiane, Fiorentina ka hyrë në garë për Cavanin. Klubi nga Firenca është duke bërë një sezon të madh në Serie A, dhe tashmë krerët e këtij klubi janë duke menduar për përforcimet e kësaj verë.

35 vjeçari me një përvojë të madhe në futbollin evropiane, mësohet se është në krye të listës së Fiorentinës.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Cavani është ëndrra e madh e Fiorentinës. Drejtuesit e kësaj skuadre janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Manchester Unitedin për transferimin e mundshëm të lojtarit në Firencë.

Ndryshe, Cavani kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane, por siç raportohet, Fiorentina është destinacioni më i mundshëm i ish-yllit te Napolit.