Top-klubet evropiane pas Christophe Nkunku
BKT
Sport

Top-klubet evropiane pas Christophe Nkunku

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Tri klubet e fuqishme evropiane janë hedhur në sulm për yllin e Leipzig Christophe Nkunku.

Manchester City, Manchester United dhe PSG, janë treshja e madhe evropiane që janë të interesuara për Nkunku.

Sipas medieve të huaja, lojtari dëshiron largimin nga skuadra gjermane gjatë kësaj verë.

Leipzig shpreson ta mbajë mesfushorin, por mësohet se Nkunku është i vendosur që të largohet nga klubi gjerman për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.

“Christophe Nkunku është objektiv i Manchester Cityt, Manchester Unitedit dhe PSG-së”, shkruajnë mediet britanike.

Por, siç raportohet, ylli i Leipzig po kërkohet edhe nga gjigantin italian, AC Milan.

Nkunku po bën një sezon të madh me skuadrën gjermane. Performanca e tij e shkëlqyer ka ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.