Inter-Martinez drejt ndarjes
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Lautaro Martinez raportohet se në fund të këtij sezoni, mund të largohet nga Interi.
Sulmuesi argjentinas sipas medieve italiane, do të jetë njëri nga yjet që pritet t’i thotë lamtumirën skuadrës zikaltër.
Martinez është i lidhur me transferimin në Angli, por edhe në Spanjë. Pas Manchester Unitedit, Arsenali është një tjetër klub i madh i Premier Leagues që e do argjentinasin.
Ndërkohë, nga Spanja, është Atletico Madrid që synon ta ‘rrembjë’ Martinezin.
Cila skuadër që dëshiron ta këtë në skuadër 24 vjeçarin duhet të paguaj hiq më pak se 80 milionë euro.
‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Topçinjtë’ thuhet se janë duke përgatitur kontratat për sulmuesin argjentinas.
Vera që po vjen duket se do të jetë e ‘nxehtë’ për klubet që synojnë të transferojnë Martinez-in, i cili duket se është i vendosur që të ndajë rrugët me Interin.























