17:16 / 05.05.2022
Drenica e fortë për Llapin
F.B /RTKlive.com
Drenica ka marrë tri pikë tejet të mëdha në garën për ekzistencë në elitën e futbollit të Kosovës.
Drenicasit sot në ‘Bajram Aliu’ mundën Llapin, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 33-të të elitës së futbollit tonë.
Ishte Besfort Dervishaj, i cili në minutën e 78-të shënoi golin e fitores për kuqezinjve nga Skenderaj.
Pas kësaj fitore, Drenica arrin në kuotën e 43 pikë në vendin e tetë, kurse, Llapi renditet e katërta me 54 pikë të grumbulluara.























