OKB: 300 civilë të tjerë u evakuan nga Mariupoli
Ukraina

OKB: 300 civilë të tjerë u evakuan nga Mariupoli

ATSH

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), 300 civilë të tjerë u evakuan në zona të sigurta, gjatë operacionit të fundit, nga qyteti i Mariupol dhe rrethinat e tij në Ukrainë, një zonë e rrethuar nga trupat ruse.

Koordinatorja e OKB-së për Ndihmat Humanitare në Ukrainë, Osnat Lubrani, theksoi se përpjekjet në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) për evakuimin e civilëve të bllokuar në Mariupol dhe qytetet pranë tij, kanë qenë të suksesshme.

“Do të vazhdojnë të ofrojmë çdo lloj mbështetjeje, përfshirë edhe ndihmën psikologjike”, tha ajo.

Më herët OKB-ja njoftoi se mbi 100 civilë ishin evakuar nga Fabrika Metalurgjike Azovstal në Mariupol, në fazën e parë kur filloi evakuimi i civilëve nga qyteti më 29 prill.