Superliga rikthehet këtë vikend, e zjarrtë gara për mbijetesë
BKT
Sport

Superliga rikthehet këtë vikend, e zjarrtë gara për mbijetesë

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së 34-të.

Derisa gara për titull dhe pozitat që çojnë në Evropë, tashmë është e mbyllur, e ashpër po bëhet gara për mbijetesë në elitën e futbollit tonë.

Prishtina, Drenica, Malisheva dhe Dukagjini po ‘luftojnë’ më të gjitha forcat që t’i ikin zonës barazhit.

Sfida kryesore e kësaj xhiro, do të luhet mes Malishevës dhe Drenicës. Skuadra e cila humbet këtë duel, me gjasë do të luajë në barazh.

Joshës parashikohet të jetë edhe përballja mes Dritës dhe Dukagjinit, këta të fundit kërkojnë pikët maksimale në mënyrë që të bëjë edhe një hap në garën për t’i ikur barazhit.

Ndërsa Prishtina pritet të marrë pikët e plota në duel me Ulpianën, kjo e fundit bashkë me Feronikelin tashmë janë në një rang më të ulët garash.

Superliga / Java e 34-të

Llapi-Gjilani

Drita-Dukagjini

Ulpiana-Prishtina

Malisheva-Drenica

Feronikeli-Ballkani